SHOWBIZ

Afërdita Dreshaj bën gati garderobën luksoze të djalit.

Për pak muaj Afërdita Dreshaj pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël dhe do të lindë një djalë. Duke qenë se shtatzënia po shkon drejt fundit, Afërdita po merret me përgatitjet e fundit për të pritur vogëlushin në shtëpi.

Ajo ka treguar se ka blerë gjithçka që do i duhet të voglit dhe i ka bërë gati garderobën e tij. Afërdita ka publikuar së fundmi një foto nga dollapi i djalit dhe në të bien në sy veshje sportive në ngjyra të ndryshme. Afërdita ka blerë që tani edhe lodra, që do e shoqërojnë të voglin gjatë gjithë rritjes së tij. Nga detajet në foto, vihet re se Afërdita i ka blerë veshjet e vogëlushit në disa nga markat më të njohura ndërkombëtare si “Dior” apo “Fendi”

Rregulluam dollapin dje. Faleminderit teze Jehona për ndihmën”, ka shkruar Afërdita përkrah fotos së dollapit.

Deri më tani Afërdita ka arritur të ruajë në mënyrë perfekte linjat e saj trupore. Ajo ka treguar se këtë gjë e ka arritur falë stërvitjes së saj në palestër dhe kujdesit që tregon për trupin. Afëdita ka zbuluar për ndjekësit e saj se sekreti qëndron tek hidratimi i organizmit nga brenda dhe tek hidratimi i trupit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top