Këngëtarja bukuroshe Afërdita Dreshaj është duke hyrë në muajin e gjashtë të shtatëzënies dhe shumë shpejtë do të bëhët mama për herë të parë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl, janë në pritje të një djali ndërsa lajmin e bukur e dhanë nëpërmjet një videoje të veçantë në Instagram.
Ndjekësit ende se besojnë që ajo është shtatëzënë pasi barku i rrumbullakosur nuk i duket pothuajse fare.
Çdo ditë këngëtarja merr komente e mesazhe ku ndjekësit i kërkojnë të mos gënjejë, pasi ajo nuk po pret një bebush.
Afërdita i ka marrë me sportivitet këto komente, ndërsa dje i ka mbyllur gojën të gjithëve duke publikuar foton e parë të ekos së bebushit
Pas fotos shfaqet bashkëshorti i saj i buzëqeshur.

