SHOWBIZ

Afërdita tregon barkun e rrumbullakosur në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Afërdita Dreshaj dhe sportisti çek, Jakub Kindl, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë,këngëtarja do të sjellë në jetë një djalë.

Pasi zbuluan gjininë në mënyrën më të bukur, Afërdita dhe partneri kanë treguar se i kanë nisur përgatitjet për bebushin që tani.

Për shkak të trupit të saj “fit” dhe frekuentimit rregullisht të palestrës, barku i rrumbullakosur i Afërditës ka qenë i vështirë për t’u dalluar.

Madje, ndjekësit e kanë akuzuar atë se “po mashtron”, pasi s’ka asnjë bebush në barkun e sheshtë.

Por, këto akuza Afërdita ‘po i hedh poshtë’ çdo ditë. Teksa na tregon mbarëvajtjen e shtatzënisë së saj, këngëtarja ndan edhe poza me barkun e rrumbullakosur i cili tashmë mund të dallohet fare lehtë, si në foton e fundit.


Barku i saj po rritet dita -ditës dhe tashmë ndryshimet vihen re qartë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top