SHOWBIZ

Agon Amiga shfaqet për herë të parë përkrahë bashkëshortes që pas ribashkimit.

Reperi i njohur shqiptar Agon Amiga,viteve të fundit ka qenë mjaft i përfolur për karrierën dhe jetën e tij private.

Ai vite më parë u martua me bukuroshen Egzona Syla, ndërsa u ndanë pak më vonë për shkak të një tradhtie nga ana e reperit.

Sidoqoftë, të njëjtit thuhet se u ribashkuan në vitin 2017 dhe tashmë janë prindër të një djali të quajtur, Noel.

Ka qenë së fundmi reperi Agon Amiga, ai i cili ka ndarë një fotografi me bashkëshorten dhe djalin e tyre, madje ky është imazhi i parë që pas ribashkimit.

Çifti kanë ndërtuar një jetë të lumtur dhe për një periudhë të gjatë jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top