SHOWBIZ

Aksidentohet reperi i njohur shqiptar

Granit Musa, i njohur si Azet është një ndër reperët më të njohur në Shqipëri dhe jo vetëm. Ai jeton në Gjermani, ku ka zhvilluar edhe karrierën e tij. Mirëpo herë pas here nuk harron të vizitojë vendin e tij të origjinës, Kosovën ku mban edhe koncerte të shumta.

Kësaj here Azeti është përfshirë në një aksident. Ngjarja ka ndodhur pranë konvikteve në Prishtinë, por për fat të mirë bëhet fjalë për një aksident të lehtë pa lëndime në njerëz.

Në disa pamje të siguruara nga Prive.al, shihet se makina luksoze Mercedes ku ishte Azet është goditur nga një makinë Golf.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top