SHOWBIZ

Amber Heard: E dua ende Johnny Depp pavarësisht gjithçkaje

Amber Heard ka pranuar se vazhdon ta dojë ende ish burrin e saj, Johnny Depp pavarësisht gjithçkaje. Këtë deklaratë aktorja e bëri gjatë një interviste ekskluzive për NBC News, ku foli gjatë për gjithë çfarë ndodhi në gjyqin e famshëm me ish partnerin e saj.

E pyetur nëse ajo ende e do Depp-in, Heard tha: “Po. Absolutisht. Absolutisht. E dashuroj atë. Unë e doja atë me gjithë zemër dhe u përpoqa të bëja më të mirën që mundja për ta bërë marrëdhënien tonë të thyer të funksiononte. Dhe nuk munda”, tha ajo.

Nuk kam ndjesi negative apo qëllime të këqija ndaj tij. E kuptoj që kjo mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar ose shumë e lehtë nëse ndonjëherë keni dashuruar dikë.”, shtoi ajo.

Dyshja filluan të takoheshin në vitin 2011 përpara se të martoheshin në vitin 2015.

Megjithatë, Heard bëri kërkesë për divorc në maj 2016 dhe paraqiti një urdhër ndalimi, duke e akuzuar aktorin për abuzim.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top