SHOWBIZ

Arbenita Ismajli humbi babain në të njëjtën ditë kur u bë nënë.

Dy ditë më parë modelja bukuroshe Arbenita Ismajli dhe partneri i saj, Fero, u bënë prindër për herë të parë.

Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim. E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale, teksa e dhanë vetë këtë lajm të bukur.

Mirëpo, në ditën më të bukur të jetës së saj, kur u bë nënë për herë të parë, Arbenita gjithashtu mori lajmin më të hidhur të jetës.

Babai i saj humbi betejën me Covid-19, me të cilin po luftonte prej ditësh.

Pas këtij lajmi të hidhur, ka reaguar për herë të parë edhe Arbenita.

Krahas një fotoje të babait kur ishte i ri, modelja shkruan:

“Pusho në paqe babi im. Të bekoftë Zoti me një vend në parajsë! Do të jesh gjithmonë në mendjen time. Ju lutem të gjithëve, gjithmonë i tregoni të dashurve tuaj sa i doni dhe përqafojini, nuk do ta dini kurrë se kur do të shkojnë…”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top