SHOWBIZ

Arbenita konfirmon lajmin e shtatzënisë.

Fero dhe Arbenita i dhanë fund beqarisë pak ditë më parë, duke i thënë “PO” përgjithmonë njëri-tjetrit. Dyshja publikuan foto nga ceremonia, që në fakt i habiti fansat e çiftit që u bë aq shpejt. Mirëpo më pas u zbulua se ata do të bëhen prindër për herë të parë dhe kjo i shpjegoi të gjitha.

Ndërkohë deri dje çifti nuk kishin reaguar në lidhje me këtë lajm, por Arbenita ka vendosur të thyejë heshtjen. Përmes një postimi në rrjete sociale ajo ka konfirmuar pritjen e ëmbël, duke shkruar: “Jam shtatzënë”.

Modelja ka publikuar për herë të parë edhe foto me barkun e rrumbullakosur, teksa shihet e veshur me një bluzë të thjeshtë dhe xhinse.

Për të festuar këtë lajm të madh ajo ka vendosur të marrë pjesë në një giveaway dhe të shpërndajë dhurata për fansat e saj. Menjëherë pas konfirmimit, miqtë dhe fansat kanë nxituar ta urojnë Arbenitën për shtatzëninë. Në sy bie dhe komenti i babait të ardhshëm, Feros, që ka lënë në postimin e partneres figurën e një fytyrë me sy me zemra.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top