Këngëtari Ardian Bujupi ka bërë një postim në Instagram, me të cilin ka habitur ndjekësit e tij.
Ai shihet sikur ka bërë aksident trafiku, duke goditur një pemë dhe ishte i gjakosur në fytyrë,videoja dukej akoma më tmerruese për faktin se këngëtari dukej sikur ishte pa ndjenja.


Disa kanë ngritur aludime se bëhet fjalë për videoklip të ri dhe Ardiani ka gjetur këtë mënyrë për t’ju tërhequr vëmendjen të gjithëve. Megjithatë pritet që më vonë të ketë detaje të tjera nga këngëtari, i cili këto kohë ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike
