Gjatë ditës së djeshme artistja e njohur Ariana Grande ka zbuluar se është fejuar me Dalton Gomez me të cilin ka disa muaj lidhje.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa publikoi një fotografi me unazën e fejesës.

Unaza ishte prej diamanti, ndërsa për t’u dukur edhe më bukur, anash e kishte një perlë.
Urime të shumta i shkuan nga fansa, kolegë e familjarë të saj, kurse ajo çka mori më shumë vëmendje ishte e nënës së saj.
“Jemi shumë të lumtur që do ta kemi Dalton në familjen tonë”, u shpreh ajo.

