Pas shumë kohësh në “Për’puthen” pati një hyrje të re edhe në radhët e vajzave. Konkurrentja më e re quhet Gladiola Zeneleaj dhe ajo ju bashkua emisionit në një mënyrë shumë të pazakontë. Ajo qëndroi e fshehur pas një dere dhe bëri një kërcim seksi për të gjithë djemtë.
Ajo tha se nga ekrani ka krijuar simpati për Geljanin, Andin dhe Muratin, ndërkohë që këta dy të fundit nuk ishin të pranishëm në studio. Sapo shprehu pëlqimet e saj nuk munguan thumbat nga Jasmina, e cila u shpreh se vajza e re e ka të kotë luftën me Andin, sepse ai është i saj.
“Është tokë e zënë më vjen keq. Lodhu sa të duash me Andin se nuk ke ku shkon. Mund të rrish ditë e natë ti duke u deklaruar lodhu sa të duash. Duket njeriu i mirë që merr kënaqësi që prish çiftet”, u shpreh Jasmina për vajzën e re.
