SHOWBIZ

Arsimi shkëmben mesazhe dashurie me Antonelën.

Dashuria mes Anës dhe Arsimit mori fund vetëm pak kohë pasi u zbulua nga publiku. Për pak javë ata ja dolën të mbanin të fshehtë marrëdhënien e tyre, që u duk se do të zgjaste gjatë, por në fakt nuk ndodhi kështu. Madje Ana dhe Arsimi nuk u ndanë fare mirë me njëri-tjetrin dhe nuk munguan thumbat mes tyre në rrjete sociale. Ana nuk preferoi të komentonte për ndarjen e tyre të papritur, ndërsa Arsimi tha se ajo donte vëmendje maskimale gjatë gjithë kohës.

Mirëpo Arsimi e ka harruar këtë histori dashurie dhe tashmë i ka hedhur grepat një tjetër konkurrenteje nga “Për’puthen”. Ditët e fundit Arsimi është shfaqur shumë i afërt me Antonelën dhe nuk kanë munguar as mesazhet e dashurisë mes tyre.

Arsimi ka publikuar në Instagram një foto të tij veshur me këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza. Foton e tij e ka ndarë në Instagram edhe Antonela, e cila përkrah ka shkruar:

“Zemra ime duket kaq bukur veshur me Dolce & Gabbana”.

Ndërsa Arsimi ja ka kthyer: “Ti je mariuana ime”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top