Jemi krenarë për këngëtaren shqiptare Dua Lipa, e cila na ka bërë krenarë në mbarë botën me talentin, punën e suksesin e saj.
Që në moshë të vogël, ajo ka punuar fort për të mbërritur aty ku është sot, në majën që të gjithë e shohin me admirim!
Por, e dini pse ajo vendosi t’i prezantohej gjithë botës me emrin e saj shqiptar, Dua?
“‘Dua’ do të thotë dashuri në gjuhën shqipe. Është vërtet interesante që unë kam emrin tim të vërtetë edhe në art. Unë kam mësuar të vlerësoj emrin tim shumë më shumë,” tha ajo. “Duke jetuar në Londër me një emër si Dua, mendoj se thjesht doja të isha si të gjithë si çdo fëmijë tjetër.”- u shpreh këngëtarja.
Dua Lipa u bë një nga artistet më të dëgjuara të vitit 2020 kur publikoi albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, kur pandemia e Covid-19 na mbylli në shtëpi
