SHOWBIZ

Atdheu dhe Antonela fotografohen bashkë!

Para disa ditësh, Atdheu u rikthye në “Për’puthen” dhe pati një ballafaqim me Antonelën, ku më shumë se për t’u sqaruar me të, ata dukeshin se po zhvillonin një takim të mohuar. Konkurrentja u shpreh se kishte një pëlqim akoma për të dhe madje kërkoi me ngulm kthimin e Atdheut në program.

“Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot. Kur kam ardhur tek lokali kam ardhur për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin. Kur më the që po të coj në shtëpi, e kisha besën. Ti u afrove i pari si mashkull, por nuk e prisja dhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit që nuk duhet të takohemi e puthemi”, i tha Antonela.

Madje në puntatën e transmetuar ditën e djeshme, konkurrentja zgjodhi të kishte një takim me Atdheun dhe kërkoi nga produksioni që ta rikthente atë në program. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vijim dhe a do të ketë një kthim të dytë të Atdheut në “Për’puthen”.

Së fundmi, dyshja janë parë duke darkuar bashkë. “Vipat e Bllokut” publikuan fotot e tyre teksa ata bisedonin me njëri-tjetrin në një tavolinë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top