SHOWBIZ

Bebe Rexha e falendëroi publikisht, reagon Kim Kardashian!

Gjatë ditës së djeshme Bebe Rexha ka bërë një rrëfim të sinqertë,ka treguar që është rritur në SHBA dhe ka patur modele të tilla si Britney Spears apo Merilyn Monroe dhe donte të bëhej si to, duke mos treguar nga vinte.

Bebe thotë se Kim duke treguar çdo gjë rreth vetes, është sot e njohur botërisht dhe tepër e suksesshme. Nisur nga ajo edhe Bebe ka kuptuar se origjina dhe kultura të cilës i përket është e rëndësishme dhe nuk duhet ta fshehim.

“Po mendoj së fundmi,se jam rritur në SHBA dhe sigurisht jam një fanse e madhe e Britney Spears,Christina shumë ikonave të tjera,të cilave doja t’ju ngjaja,të isha si to.Dua të them se këtë gjë doja ta bëja pa e treguar rreth kulturës time,nga vija,sepse nuk kishte asnjë shqiptar kaq të njohur në botë.Dhe nuk e di.Thjeshtë nuk mendoja se ishte “cool” të tregoja në mediat sociale rreth kulturës tëndë,dhe kjo me të vërtetë më bëri lëmsh.Ka diçka për të cilën jam mirënjohëse Kim Kardashian,sepse të rritesh duke parë ikonën Merilyn Monroe me flokë bjond,sy blu,dhe më pas del një vajzë si Kim Kardashian me format e mrekullueshme dhe që në fillim është treguar e sinqertë për origjinën e saj.Të tregosh kulturën tëndë është me të vërtetë e bukur.Kështu po përpiqem të ju tregoj më shumë rreth kulturës time sepse kultura shqiptare më ka ndryshuar dhe inspiruar si artiste,më ka formësuar si njëri dhe jam krenare për këtë.Kaq kisha për të thënë faleminderit që më dëgjuat.Ju dua”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kim. Ajo ka rishpërndarë videot e Bebes në Instastory, ku ka shkruar: “ Love you, baby.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top