Seriali i animuar i Netflix, në të cilin Bebe Rexha do të jetë pjesë quhet “We The People”.
Krijuesi i “Doc McStuffins”, Chris Nee, është ribashkuar me ish-presidentin Barack Obama dhe “Higher Ground Productions” të Michelle Obamas për serinë e animuar të Netflix, “We the People”.
Seriali prej 10 episodash i Nee, i prodhuar nga Kenya Barris, ndërthur muzikë dhe animacion për të edukuar një brez të të rinjve amerikanë për fuqinë e njerëzve, janë një seri e videove muzikore të animuara që mbulojnë një sërë mësimesh themelore të qytetarisë në SHBA në mënyra jo aq themelore.

