SHOWBIZ

Bebe Rexha i promovon këngën e re,Rita Ora ja kthen në mënyren më të bukur.

Si dy artiste shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Rita Ora kanë qenë gjithmonë në mbështetje të njëra-tjetrës. Në fillimet e tyre në karrierë ishin ato të parat që i dhanë krahë njëra-tjetrës për të vazhduar e për të ecur përpara.

Rita ka publikuar së fundmi këngën “Big” në bashkëpunim me David Guetta, në të cilën u shfaq me veshje tradicionale shqiptare dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Kjo këngë pati një sukses shumë të madh dhe për një javë ka arritur 2.5 milionë klikime vetëm në “Youtube”.

Edhe Bebe Rexha ka shprehur hapur pëlqimin e saj për këtë këngë, teksa ka qenë duke bërë një video live në Instagram. Ajo është shprehur se e dashuron këngën e re të Ritës dhe e ka vendosur në sfond e ka kërcyer me të.

Këtë moment e ka ndarë edhe Rita në profilin e saj dhe ka shkruar dy fjalë për Bebe Rexhën.

Të dua Bebe Rexha gjithmonë dhe përgjithmonë”, shkruan Rita shoqëruar me dy zemra të kuqe.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top