SHOWBIZ

Bebe Rexha i tregon gjithë botës se e ka marrë malli për vendin e saj!

Bebe Rexha na ka bërë të gjithëve krenarë me arritjet e saj dhe sidomos me faktin se i ka treguar të gjithë botës se nga vjen. Për shkak të angazhimeve dhe largësisë ajo nuk e viziton shpesh Shqipërinë, por duket se ka marrë një pjesë të saj me vete.

Kur ka më shumë se 1 vit që nuk ka qenë në vendlindjen e saj, duket se këngëtaren e ka marrë malli. Pikërisht në një periudhë kritike për shkak të pandemisë, kur udhëtimet janë të ndaluara.

Ajo ka ndarë një video në Instastory ku shihet një udhëtar që mezi pret të udhëtojë, dhe aty shkruhet: “Unë në fluturimin e parë për në Shqipëri pasi gjithë ky dreq të ketë përfunduar”.

Për herë të fundit ajo ishte në vendin tonë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, kur fluturoi nga SHBA drejt Bubqit për të parë vetë nga afër dëmet që kishte shkaktuar tërmeti i fuqishëm. Këngëtarja u takua me gjithë banorët e zonës dhe foli nga afër me në një nga familjet që kishte mbetur thuajse pa shtëpi për shkak të dëmeve te shumta që banesa e tyre kishte marrë.

Këngëtarja e ka mbajtur premtimin dhe pak javë më parë ka treguar se shtëpia e tyre është gati. Ajo ka publikuar një video me kujtimet e vitit të shkuar dhe një tjetër në të cilën shihet familja nga Bubqi duke hyrë në banesën e re.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top