SHOWBIZ

Bebe Rexha kapet mat me të dashurin .

Para disa ditësh Bebe Rexha publikoi një video në rrjete sociale, që i bëri të gjithë fansat e saj të reflektonin. Këngëtarja shfaqej në video pa asnjë filtër apo make up në fytyrë, diçka që shumë persona të tjerë nuk do guxonin ta bënin. Bebe nuk nguroi të tregonte rrathët e zinj poshtë syve, format e vërteta trupore apo strijat.

Jam shumë e lodhur nga photoshopi”, shkroi Bebe, duke i ftuar kështu ndjekësit e saj që të heqin dorë nga filtrat në rrjete sociale dhe t’i afrohen më shumë jetës reale.

Kujtojmë se Bebe Rexha ka thuajse një vit që po jeton një histori të bukur dashurie me Safyari. Ajo ka treguar më herët se partneri i saj e mbështet shumë duke qenë se vjen nga industria e argëtimit njësoj si ajo.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top