SHOWBIZ

“Bebe Rexha ndërroi jetë si pasojë e mbidozës”?

Bebe Rexha reagoi pas një postimi të tmerrshëm në Twitter, që pretendonte se këngëtarja ka ndërruar jetë si pasojë e mbidozës.

Postimi që kishte që nga e hëna që qarkullonte në rrjetin social, nxiti edhe reagimin e këngëtares si shkak i shqetësimit të gjithë adhuruesve të saj.

“Oh Zot, qëndroj larg rrjeteve sociale për tri ditë, dhe jo vetëm që kam vdekur por edhe nga një mbidozë??!?”, shkroi ajo në një postim në rrjetin social.

Disa fansa i dërguan këngëtares edhe disa ‘screenshots’ të postimeve false, ku pretendohej se edhe CNN kishte konfirmuar vdekjen e saj dhe se familja e Bebe Rexhës kishin lëshuar një deklaratë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top