SHOWBIZ

Bebe Rexha ndihmon fansen që i tha se i ishte djegur shtëpia.

Një nga ndjekëset e Bebe Rexhës në Twitter, etiketoi këngëtaren duke iu përgjëruar për përgjigje. Ajo i tha se shtëpia e saj ishte djegur e tëra duke humbur kështu shumë nga gjërat e saj përsonale në zjarr, përfshir këtu edhe albumin e saj në formatin pllakë e gramafonit.

“Bebe Rexha të lutem lexojë këtë. Të përgjërohem. Shtëpia ime u dogj këtë të hënë dhe jam e shkatërruar. Humba gjithçka dhe humba pllakën time shumë të rrallë të albumit “All your fault”. Jam shumë e mërzitur, ishte e preferuara ime”, shkruan përdoruesja në Twitter.

Përgjigja e këngëtares nuk vonoi, dhe ajo e siguroi se do ta gjente një në shtëpinë e saj dhe do ta niste në adresën e saj, madje të nënshkruar.

“Oh Zoti im, mendoj se kam një pllakë në shtëpi. Më lejo të ta dërgoj. Do ta nënshkruaj. Më vjen keq për këtë që të ka ndodhur”, i replikoi Bebe Rexha.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top