SHOWBIZ

Bebe Rexha reagon pas fotove të paparacëve.

Bebe Rexha duket se po shijon ditët më të bukura me partnerin e saj, Keyan Safyari. Këngëtarja me origjinë shqiptare është fotografuar me kineastin në  Cabo San Lucas në Meksikë duke shijuar rrezet e diellit së bashku.

Ata janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërkohë që Bebe qëndronte e shtrirë pranë partnerit të saj.

Vëmendje kanë marrë format e saj trupore që janë komentuar jo pak dhe kjo gjë s’i ka pëlqyer aspak këngëtares me origjinë shqiptare.

Ajo ka publikuar disa video në Instastory duke treguar trupin e saj me bikini, teksa shprehet se në realitet nuk është ashtu siç ka dalë në fotot e paparacëve,ajo pranon se ka celulit dhe strija, si çdo femër , por nuk duket si në fotot e mediave.

Në një story tjetër ajo ka treguar në laptopin e saj fotot e fotografëve dhe duhet ta pranojmë se diferenca është e dukshme.

” Unë shkova në Meksikë me të dashurin tim dhe paparacët postuan disa foto të miat.Dua të ju tregoj se si unë dukem në rrobabanjot e mia.Ky është trupi im pa filtra dhe nuk ka lidhje me ato fotot e shëmtuara që janë publikuar në media.Kam shenja,strija,celulit por nuk kam bërë ndërhyrje,nuk e kam prekur kurrë tupin tim.Më pëlqen të ha dhe kam ilaçe për shëndetin mendor,kështuqe kjo jam unë”.

Rëndësi ka ta duam veten si jemi, me apo pa ato kilogramët e tepërt.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top