SHOWBIZ

Bebe Rexha vazhdon të kritikohet nga fansat për shtimin në peshë.

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha është mjaftë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale,.

Ndjekësve të saj së fundmi u ka dhënë hapsirë të pyesin më shumë rreth jetës dhe karrierës profesionale përmes opsionit pyetje-përgjigje.

  Edhe këtë herë pati më shumë kritika duke u komentuar për shtimin në peshë.

“Ju jeni shëndoshur, pse ke shtuar edhe ca kilogramë të tjerë”, ka qenë pyetja e një ndjekësi.

“E para. Kjo nuk është puna juaj. E dyta, është qesharake që ju jeni djalë dhe po e thoni këtë” ka qenë përgjigjia e artistes shqiptare.

Derisa në një postim tjetër, Bebe thotë se është shumë e vrazhdë të komentosh për peshën apo fizikun e dikujt tjetër.

“Mendoj se është e vrazhdë të bësh komentet për peshën e dikujt

1.Unë ha.Unë e dua ushqimin

2.Marr ilaçe për shëndetin tim që në fakt më bën të shtojë peshë

3.Unë gjithmonë kam luftuar me peshën time dhe dashurinë për vetën time”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top