SHOWBIZ

Bëhet me dije masa e dënimit për Feron!

Pas disa ditësh në arrati, më herët këtë javë, konkretisht të hënën u arrestua Feronit Shabani i njohur si Fero. Së fundmi është bërë me dije masa e dënimit që do të vuaj reperi, i cili akuzohet për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, pasi shtiu me armë në një lagje të Gjilanit.

Lajmin për këtë e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Iu konfirmoj që gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”-tha ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top