SHOWBIZ

Bella Hadid shpallet “Modelja e Vitit 2022”

Modelja Bella Hadid, e cila kohët e fundit u bë kryefjalë mes fustanin e saj gjatë Javës së Modës në Paris, mori çmimin e shumëpritur Modelja e Vitit, të prezantuar nga modelja tjetër Ashley Graham.

“Veshjet nuk janë asgjë derisa të vihen në jetë nga zanati madhështor i modeles,” tha Graham përpara se të shpallte fitoren e Hadid ndaj kandidatëve Adut Akech, Quannah Chasinghorse, Paloma Elsesser dhe Lila Moss.

Hadid nuk ishte në gjendje të merrte çmimin e saj personalisht sepse “trupi i saj nuk do ta lejonte”, tha stilisti Carlos Nazario i cili pranoi në emër të saj (Hadid ka folur publikisht për luftën e saj me sëmundjen Lyme dhe sfidat e shëndetit mendor.)
Në një video-mesazh, Hadid falënderoi agjentin e saj Luiz Mattos dhe nënën e saj Yolanda Hadid, si dhe ata që janë më pak të dukshëm në industri.

“Ju të gjithë, familja ime e modës, ishit ata që më treguat se kush mund të isha dhe më hapët sytë për gjërat që mund të bëja.Dua ta ndaj këtë çmim me të gjitha modelet që shfaqen çdo ditë dhe punojnë shumë me pak ose aspak mirënjohje. E di që nuk është e lehtë dhe ju shoh të gjithave. Unë jam një pjesë kaq e vogël e një vizioni të madh, dhe çdo person dhe çdo projekt është po aq i rëndësishëm sa tjetri. Ky çmim është për të gjitha ne”, tha Hadid.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top