SHOWBIZ

Bes Kallaku ka diçka për të thënë mbi lajmet për ndarjen e tij me Xhensilen

I lanë të gjithë të thonin fjalën e tyre, për t’u shfaqur më pas së bashku në një koncert në Prizren. Me një puthje pasionante para të gjithëve, Bes Kallaku dhe Xhenisla Myrtezaj hodhën poshtë të gjithë thashethemet që kanë qarkulluar prej ditësh që dyshja ishin ndarë me njëri-tjetrin.

Aktori nuk e ka lënë me kaq këtë moment, duke bërë një tjetër reagim krahas videos ku shihet duke u puthur me Xhensilën në Instastory-n e tij.

Me një gjuhë të ashpër, Besi në një farë mënyre iu ka kërkuar të gjithëve të rrinë të qetë, pasi asgjë e jashtëzakonshme nuk po ndodh me jetën e tij private.

“Çdo gjashtë muaj një lajm ndërron jetë në skenë aktori i njohur. Çdo katër muaj një lajm tjetër ndërron jetë Ija e Bes Kallakut, çdo 1 muaj Xhensila shtatzënë. Tani edhe këto të fundit. Më keni ça… Shqiptarët të rrinë të qetë”, thuhet në postimin e Besit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top