SHOWBIZ

Bleona Qereti shfaqet e mbuluar me gjak?

Vitet e fundit Bleonën e kemi parë të jetë pjesë e disa filmave në Shqipëri dhe në SHBA, duke u futur kështu edhe në fushën e aktrimit.

Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, ajo do jetë pjesë e një filmi me rolin e një “boss laddy” e quajtur Brooke.

Por ajo çka ka merakosur ndjekësit e saj në Instagram, ka qenë një postim nga vetë Bleona, e cila shfaqet e mbuluar me gjak në tualet.

E mbështjellë vetëm me një peshqir të bardhë, Bleona duket e ulur në tualet teksa një anëtar i stafit e lyen me bojë të kuqe, për të improvizuar gjakun.

Më pas Bleona krahas postimit shkruan “Brooke ka vdekur”, duke nënkuptuar se roli i saj në film përfundon pikërisht këtu, në këtë sekuencë të filmit, ku ajo plagoset dhe vdes.

Por siç duket kjo është vetëm një skenë e filmit dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për shëndetin e saj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top