SHOWBIZ

Bora dhe Donaldi hedhin një tjetër ‘hap të rëndësishëm’ në marrëdhënien e tyre

Pasi u shfaqën vazhdimisht së bashku në sytë e publikut dhe pasi mikesha e tyre Semi ‘konfirmoi’ ribashkimin me një foto, Bora dhe Donaldi s’kanë ç’të fshehin më.

Ata kanë marrë një “hap të rëndësishëm” në marrëdhënien e tyre, duke i lejuar të gjithë ta marrin vesh se janë bashkë.

Pas kaq muajsh, Bora dhe Donaldi ndiqen sërish në Instagram dhe ky veprim është marrë gjithashtu si konfirmim i romancës.

Bora e hoqi Donaldin nga lista e ndjekësve gjatë kohës që ai nisi marrëdhënien me Beatrix brenda “BBV”. Jo vetëm Donaldin, ajo hoqi nga lista e ndjekësve edhe dy vëllezërit e tij.

Megjithatë, gjërat mes tyre u rregulluan pas daljes së Donaldit nga reality-show dhe romanca ka vazhduar aty ku ishte lënë në mes.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top