SHOWBIZ

Brad Pitt ushtronte dhunë në familje?

Lufta ligjore midis Brad Pitt dhe Angelina Jolie po bëhet më e shëmtuar nga dita në ditë. Së fundmi aktorja Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje, raporton e përjavshmja amerikane.

Jolie tani ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte një viktimë e dhunës në familje nga Pitt dhe tha se ajo do të sillte prova për të mbështetur pretendimin e saj.

Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit 57-vjeçar.

Ish çifti ka gjashtë fëmijë – Maddox 19 vjeç, Zahara 16 vjeç, Pax 17 vjeç, Silo 14 vjeç dhe binjakët Knox dhe Vivien. Nga dokumentet duket se gjykata po kërkon leje nga çifti që Shiloh, Knox dhe Vivienne të dëshmojnë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top