Reperi i njohur, Buta ka qenë në vëmendjen e publikut kohët e fundit, si pasojë e një ngjarjeje të rëndë ku u përfshi vëllai i tij.
Qëndrim Januzi, vëllai i reperit, akuzohet për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni.
Mirëpo, lidhur me këtë ngjarje, Buta ka bërë sërish një reagim së fundmi.
Ai ka publikuar një Instastory, ku ka bërë me dije se familja e tij shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodhur.
Jo vetëm kaq por ai bën me dije se do të anulojë të gjitha datat e koncerteve që kishte planifikuar në këtë sezon veror.
“Për shkak të rastit që ka ndodhur, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni kemi vendosur me i anuluar të gjitha datat deri në një kohë të pacaktuar. Gjithashtu e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodhur”,- shkruan Buta në postimin e tij.

