Ka gjasa që Kida dhe Butrinti të na sjellin një bashkëpunim ose të paktën kështu po aludohet në rrjet.
Shkak janë bërë fotot e këngëtarëve në studio, duke ngjallur dyshime se kanë bashkuar forcat për një projekt të përbashkët.
Si mbështetësit e Butrintit, ashtu edhe ata të Kidës po kryqëzojnë gishtat që diçka e tillë të ndodhë teksa mediat sociale janë tejmbushur me fotot e tyre.
Përveç kësaj për momentin nuk kemi asnjë provë tjetër që na vërteton faktin se ata po vijnë me një bashkëpunim.

