SHOWBIZ

Butrint Imeri ndahet nga aktorja Olta Beqiri!

Butrint Imeri është një ndër këngëtarët më në zë të momentit. Ai është komentuar shpesh për jetën e tij private.

Prej kohësh, iconstyle.al ka raportuar se ai dhe aktorja Olta Beqiri kanë qenë në një lidhje mirëpo tashmë dyshja i ka dhënë fund lidhjes,

Tashmë, ata nuk e ndjekin më njëri tjetrin në rrjete sociale.

Butrinti ka qenë gjithnjë i rezervuar për jetën e tij dhe nuk është shprehur kurrë për lidhjet e dashurisë.

Së fundmi, Butrinti ka qenë duke performuar në skenën e një diskotekë në Pejë, ku disa  persona të pranishëm u konfrontuan fizikisht. Sherri më pas degradoi pasi djemtë u goditën edhe me sende të forta.

Në disa pamje të publikuara në “TikTok”, Butrinti duket se ka qenë duke performuar hitin e tij “AM.PM“ në kohën kur ka nisur sherri.

Duke pasur si qëllim qetësimin e situatës, Butrinti iu drejtua turmës duke i thënë: “Mos i shihni katunarët duke u kapur në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”.

Por më pas, ai publikoi një postim sqarues.

“Po më vjen shumë keq për reagimin që kam bërë duke përdorur termin “katunar”, gjatë një rrahje që ka ndodhur kur kam qenë duke performuan në nje klub. Ka qenë momentale dhe kam qenë shumë i frustuar me ato pamje që i kam patur përballë, sepse ne dalim për tu kënaqur e jo për të parë përleshje. Unë vetë jam katunar me prejardhje, jam Shaljan nga Mitrovica i lindur në Gjermani. Kështu që ata që janë ndjerë të ofenduar, ju kërkoj shumë falje sepse ka qenë moment që nuk kam ditur si të shprehem kur i kam parë ato sjellje. Ju do katunari Shaljan super krenar Butrinti”, ka shkruar ai

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top