SHOWBIZ

Capital T anulon performancën e tij në festën e birrës në Korçë,sepse ishte i ftuar special Goran Bregovic.

Fakti se këngëtari serb, Goran Bregovic ishte ftuar për të kënduar këtë vit në Festën e Birrës në Korçë revoltoi shumë personazhe të njohur shqiptarë. Fillimisht ishte Vesa Luma ajo që reagoi e shokuar dhe më pas të tjerë të famshëm dolën kundër kësaj ftese.

Ky lajm nuk u prit aspak mirë nga shqiptarët, sepse Bregovic është konsideruar si frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.

Së fundmi, një reagim për këtë ka dhënë edhe Capital T, i cili nëpërmjet një njoftimi për fansat e tij, ka treguar se ishte i ftuar për të bërë hapjen e eventit, por me lajmin e ardhjes së Goran Bregovic-it aty, është detyruar që të anulojë performancën e tij.

“E ndjeva të rrugës që të reagoja për eventin e festës së birrës në Korçë për faktin se unë isha i ftuar për të bërë hapjen e atij evenimenti dhe realisht isha shumë i lumtur që të jem aty, afër njerëzve që e duan muzikën time edhe e duan prezencën time aty, por kur pashë se një artist serb siç është Goran Bregovic, prej të cilit janë inspiruar forcat serbe dhe kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, atëherë u detyrova që të anuloja performancën time. Iu kërkoj falje të gjithëve!
I bëj thirrje bashkisë së Korçës, absolutisht që të anulojë prezencën e tij në Shqipëri për faktin se konflikti Kosovë-Serbi është ende i hapur edhe nuk i takon asaj si institucion shtetëror që të sjellë një artist serb këtu në Shqipëri”, është shprehur Capital T

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top