Capital T prej kohësh ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë një këngë të re që mban titullin “Diego”. Kënga ishte plotësisht gati dhe Kapo kishte lajmëruar se do të lançohej më 27 mars. Mirëpo, për arsye personale të reperit, publikimi i projektit u shty për dje.
Kjo këngë duket se do të jetë një diss i fortë për gjithë reperët e tjerë. Por përveç kësaj Capital T konfirmon vetë përmes saj se ka qenë për pushime në Maldive me të bukurën shqiptare, Adrola Dushi.
Stinës pi thojn dimër un n’pushime jom n’Maldive. Afër me nifar dive ftyrën t’njëjt si t’Angelinës. Ju kan nal koncertet dojn me dek prej karantinës”, ka shkuar Capital T në një postim në Instagram.

