SHOWBIZ

Capital T së shpejti me një projekt të ri muzikorë.

Para katër javësh, Capital T paralajmëroi se ai së shpejti do të lansojë një këngë të re të realizuar me videoklip.

Artisti zbuloi se kënga e re që mban titullin “Fjalt e nanës” do t’i kushtohej të gjithë nënave, duke shkruar, “Njo prej kangve t’zemrës qe ja kom kushtu të shtrenjtës nanë”.

Dy javë më vonë, Capital T u rikujtoi ndjekësve të tij, se kënga e re është shumë afër lansmit.

“NANË kur i numroj bekimet qe i kom n’jetë ty t’numroj dy herë. Videoklipi së shpejti”, kishte shkruar ai në një postim.

Ai njoftoi se kënga e re do të lansohet këtë të premte, në ora 17:00 dhe që titullohet “Fjalët e Nanës”.

“Këtë projekt kom me pase gjithmone n’zemren tem. Duani e vlersoni prindt se ni dite sdo e keni mundësinë”, shkroi Capital T në postimin e fundit në llogarinë e tij në Instagram.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top