SHOWBIZ

Cardi B përfundon në gjykatë

Një ngjarje e vitit 2018 e ka detyruar Cardi B të paraqitet prap në dyert e Gjykatës së Lartë të Queens. Mbi reperen rëndojnë akuzat për një përleshje banale midis saj dhe dy motrave banakiere në një klub striptizmi.

Belcalis Marlenis Almanzar, e njohur si Cardi B, nuk i mohoi në asnjë moment akuzat duke pranuar madje se i kishte paguar gjithashtu një personi 5 mijë dollarë për të sulmuar njërën nga gratë në fjalë.

Përballë gjyqtares Michelle Johnson, reperja e lindur në Bronx, pranoi një marrëveshje duke pranuar fajin, që i kurseu asaj dënimin me burg.

Yllit 29-vjeçar të hip-hop-it iu dha një urdhër mbrojtjeje tre-vjeçar dhe u urdhërua të kryente 15 ditë shërbim në komunitet, si masë dënimi.

Pas kësaj ngjarje, autorja e hitit “Up” ka reaguar në Instagramin e saj, duke ndarë disa foto nga prezenca në gjykatë. Cardi kishte zgjedhur të paraqitej e denjë me një fustan të bardhë pas trupi, si për të treguar se është e gatshme të përballojë gjithçka.

“Dielli nuk do të shkëlqejë çdo ditë, prandaj mua më pëlqen e nesërmja,”-shkruan reperja krahas imazheve.

Kujtojmë që sherri banal në klubin e striptizmit, ka ndodhur pasi Cardi B kishte zbuluar se njëra nga banakieret shkonte me partnerin e saj. Ajo nuk kishte hezituar t’i mësynte në vendin e saj të punës duke e kapur për flokësh dhe duke e përplasur në lokal.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top