SHOWBIZ

Çfarë e lidh Atdheun e “Për’puthen” me Morena Tarakun?

Konkurrentëte  “Përputhen” janë gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tyre jashtë emisionit shumë të ndjekur, që tashmë përbën shumë bujë. Një ndër personazhet shumë të komentuar është edhe Atdhe Xheravina. Së fundi ai është përfolur për një njohje me këngëtaren kosovare Morena Taraku, madje dyshja në fjalë janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Por cila është lidhja mes tyre?

Mësohet se këngëtarja Morena Taraku dhe vëllai i Atdheut janë miq të ngushtë me njëri-tjetrin, kjo gjë ka sjellë dhe njohjen e bukuroshes me konkurrentin e “Përputhen”.

“Vëllai im është më i mirë se i joti”, ka shkruar Morena në foton ku shfaqet me Butrintin, vëllain e Atdheut.

Ndërkohë, Butrinti  shprehet se miqtë e vjetër janë thesar, duke treguar kështu se me Morenën njihet prej vitesh.

Atdheu bëri bujë në “Përputhen” që me hyrjen e tij në emision, ku tërhoqi vëmendje me fizikun dhe paraqitjen. Një veprim i tij që u përfol shumë ishte edhe puthja që i dha ish-konkurrentes Ana Lleshi, ku kjo e fundit u largua nga emisioni

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top