SHOWBIZ

Çfarë i ndodhi? Fifi shtrohet në spital.

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari ka publikuar së fundmi në Instagram një foto që ka shqetësuar të gjithë fansat e Fifit. Ai ka postuar në Instagram një foto, në të cilën Fifi shihet e shtruar në spital teksa është pa ndjenja, të paktën kështu duket nga imazhi. Këngëtarja shihet e rrethuar nga disa aparatura që i masin të rrahurat e zemrës dhe qëndron me sytë e mbyllur në krevatin e spitalit.

Dyshohet se kjo mund të jetë skenë e ndonjë projekti të tyre të përbashkët muzikor. Fationi ishte i ftuar disa ditë më parë në emisionin “Roped With Olsi” ku konfirmoi se ai do të marrë pjesë në një nga videoklipet e Fifit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top