SHOWBIZ

Çfarë ndodhi mes Noizy-t dhe Don Xhonit!

Pa mbaruar ende sherrin me Mato Lalen, Noizy është përfshirë në një tjetër “përplasje” me një tjetër reper shqiptar.

Bëhet fjalë për Don Xhonin, artistin e ri i cili u zbulua vitin e kaluar në karantinë.

Nuk e dimë ç’ka ndodhur në prapaskenë mes djemve, por papritur Don Xhoni nisi të vërë në lojë faktin që Dulla i grupit “OTR” kishte pëlqyer videon e tij, teksa ishte i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit.

“Ju du krejt juve që më suportoni pa ndal”- shkroi Don Xhoni krahas videos.

Kaq mjaftoi që Noizy t’i kundërpërgjigjej me story, video të tijën duke kënduar e duke qeshur, si dhe me postime të vjetra të Don Xhonit në Facebook, ku shpërndante e dëgjonte këngët e Noizy-t.

Këtyre postimeve i është përgjigjur me një video Don Xhoni, i cili tregon se kur ishte i vogël, ka dëgjuar të gjithë reperat e vjetër, sepse s’kishte ç’dëgjonte tjetër.
Gjithashtu, ai shkruan me ironi: “Nuk e kam pa followin, s’muj me t’lon ty si fans, kam respekt për ty.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top