SHOWBIZ

Çfarë po ‘kurdisin’ Ledri dhe Mozzik?

Ledri Vula dhe Mozzik janë padiskutim dy ndër reperët më në zë të momentit. Së fundmi, burime për “Prive” bëjnë me dije se ata do të sjellin shumë shpejt bashkëpunimin e tyre më të ri.

Thuhet se dy reperët e kanë përfunduar këngën e tyre dhe tashmë pritet që vetëm të publikohet.

Se si do të quhet projekti i tyre, ende nuk dimë gjë.

Gramoz Aliu ose siç e njihni të gjithë Mozzik, së fundmi iu ka hapur një dritare fansave në Instagramin e tij, për ta pyetur atë për çdo gjë.

Të shumtë kanë qenë komentuesit të cilët janë kuriozë për gjera të ndryshme nga jeta e reperit.

Bazuar edhe në këngën e tij të fundit “Të dua”, ku Mozzik përcolli shumë emocione, një ndjekës e ka pyetur artistin: “ Mozzi shumë i thyer këto kohë, pse?”Përgjigjja e reperit ka qenë e shkurtër dhe me një kuptim të thellë: “Po jetoj,”- shkroi Mozzik.

Siç e dini, Gramoz Aliu është babai i një vajze Hanës, të cilën e ka me Loredana Zefin. Dyshja janë ndarë prej kohësh, teksa reperja në pothuajse gjithë intervistat e fundit është shprehur se ka dëshirë të bëhet nënë sërish.

Mesa duket të njëjtën dëshirë ndan edhe Mozzik, i cili i pyetur në intervistën virtuale nga një fans a e mendon veten prap me u bërë baba është shprehur: “Po more.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top