SHOWBIZ

Çfarë po ndodhë mes Leonora Jakupit dhe Valdrin Sahitit?

Këngëtarja Leonora Jakupi dhe stilisti i njohur Valdrin Sahiti dikur ishin një dyshe e pandashme.

Viteve të fundit gjërat ndryshuan dhe për më shumë se dy vite, dyshja i prishen raportet me njëri-tjetrin.

Ata nuk u panë më në asnjë paraqitje të përbashkët dhe nuk ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, për më tepër, Leonora viteve të fundit ndërroi stilist duke ia besuar dukjen e saj krejt dikujt tjetër.

Por pas kaq kohësh, duket se mes tyre raportet kanë ndryshuar dhe tashmë ata janë pajtuar me njëri-tjetrin.

Ajo javë më parë publikoi një fotografi në Instagram me fustanin e dizajnuar nga Valdrini, duke shkruar në përshkrimin e fotografisë: “Po nuk provove gjërat ndryshe kurrë nuk mund të dish cilat janë më të mirat. Ekipi im i përhershëm i ëndrrave”.

Leonora dhe Valdrini kanë filluar tashmë edhe të ndjekin sërish njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top