SHOWBIZ

Cila ishte arsyja e vizitës së Pique-s në shtëpinë e Shakirës ?

Ndërkohë që Gerard Pique dhe Shakira vazhdojnë me gjyqin e ndarjes dhe luftojnë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, futbollisti i Barcelonës ka vizituar shtëpinë e ish-gruas së tij menjëherë pas publikimit të këngës së saj të re ‘Monotonía’ ku ajo flet për fundin e lidhjes së tyre.

Gjatë vizitës së Pique-s, mësohet se edhe këngëtarja ka qenë aty së bashku me fëmijët e tyre. Lojtari i Barcelonës mbërriti me Porsche-n e tij, duke u përpjekur t’u shmangej gazetarëve që ndodheshin në hyrje të shtëpisë, për të marrë fëmijët e tij.

Gerard Pique është munduar me të gjitha mënyrat të shmangë shtypin dhe ka hyrë nga garazhi i shtëpisë së prindërve të tij, ngjitur me shtëpinë e banuar nga familja e Shakirës.

Futbollisti nuk ka dashur të bëjë asnjë koment dhe vizita e tij ka qenë e kufizuar për të marrë fëmijët e tij.

Duhet theksuar se kjo është hera e parë që ai shfaqet në shtëpinë dukur të tij dhe Shakirës që pas ndarjes së tyre.

Pique u fut brenda në shtëpi vetëm për 10 minuta dhe u largua pa thënë asnjë fjalë për shtypin.

Kujtojmë që futbollisti është në një lidhje me modelen Clara Chia Marti-n, ndërsa ka dy djem Sasha-n dhe Milan me këngëtares kolumbiane, Shakirën.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top