Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj kanë qenë dikur një nga çiftet më simpatike të showbiz-it shqiptar.
Ata kanë qenë në një lidhje të gjatë bashkë, e cila ka përfunduar rreth 8 vite më parë. Çifti ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, ku janë përfolur për plane serioze por edhe për ndarje disa herë.
Shpat Kasapi ishte i ftuar në “Shiko kush luan”, ku është pyetur nëse ka ndonjë urim për modelen tani që do bëhet nënë.
Ai si ka lënë pas inatet e të shkuarës dhe ka reaguar ashpër duke thënë se nuk preferon të flasë fare për të.
