Të dielën me 8 Nëntor do të mbahet virtualisht mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve, MTW Europe Music Awards.
Ngjarje e cila do të shpërblejë me çmime artistët dhe projektet muzikore më të spikatura evropiane në të cilën do të marrin pjesë edhe dy shqipëtare.
Këngëtarja e mirënjohur me prejardhje shqipëtare, Rita Ora, njoftoi se këtë vitë do të jetë njëra ndër prezentuesit e shumtë të MTV EMA 2020, duke ndarë një çmim ose duke prezëntuar një perfomancë skenike.
“Entuziaste të jem njëra ndër prezentuëset këtë vitë në MTV EMA 2020 ka shkruar këngëtarja me prejardhje shqipëtare Rita Ora në InstaStory.
Por ajo nuk do të jetë shqipëtarja e vetme pjesëmarrëse në këtë mbrëmje,pasi një nga çmimet e mbrëmjes ose përformancat skenike do të prezentoj edhe artistja tjetër e njohur shqipëtare, Bebe Rexha.

Ashtu si Rita Ora, Bebe Rexha publikoi në InstaStory një imazh që konfirmon pjesëmarrjen e saj në MTV EMA 2020.
