Ish-sulmuesi i Arsenalit, Charlie Nicholas beson se “Citizens” do të mundohen ta angazhojnë sulmuesin gabonez
Manchester City do të futet në garë për sulmuesin e Arsenalit, Pierre Emerick-Aubameyang.
Për këtë siguron ish-sulmuesi i “Gunners”, Charlie Nicholas, shkruan Gazeta Express.

E ardhmja e përfaqësuesit gabonez është vënë në dyshim pasi ai e kërkon një eksperiencë të re.
Prandaj, Nicholas ndien se i vetmi opsion për t’u larguar ai është City.
“Nuk mendoj se Aubameyang dëshiron të largohet. Por, nëse e bën këtë, Manchester City mund të ishte një opsion për ta zëvendësuar Sergio Agueron. Dy alternativa të tjera janë dy gjigantët e Spanjës. Por, ai nuk iu përshtatet lojës së tyre”, deklaroi Nicholas për “Sporting Life”.
Burimi: Gazeta Express//
