Pandemia Covid-19 ka shkaktuar falimentimin e shumë bizneseve dhe nga kjo është prekur edhe këngëtarja me famë botërore, Rihanna.
Biznesi i saj i veshjeve “Fenty” po falimenton totalisht, ndaj do të mbyllet gjatë javës së ardhshme.

Sipas Women’s Wear Daily (WWD), falimentimi i Fenty-t erdhi si pasojë e pandemisë dhe sfidave të mbajtjes së një brand-i në distancë, një brand luksoz që prodhohet në Paris dhe Itali.
Duke qenë në SHBA, Rihanna i ka dhënë më shumë përparësi linjave të saj Fenty Beauty dhe Fenty Skin, si dhe të brendshmeve Savage X.


