SHOWBIZ

Covid-19 i merr jetën aktorit të njohur shqiptar.

 

Covid-19 ka marrë edhe një nga aktorët më të mirë shqiptarë, Luran Ahmeti. Aktori nuk ka arritur ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm dhe dje ka vdekur në moshën 46-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur gazetari Rilind Gërvalla, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Virusi e mori edhe një shok shume te mire e patriot. Luran Ahmeti të jemi borxhli”, ka shkruar ai.

Luran Ahmeti ka lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare, por edhe atë të huaj. Ai ka luajtur në serialet më të njohur turq si “Lugina e Ujqërve” dhe “Sulejmani i Madhërishëm”, ku ka pasur rolin e Kusret Pashait.

Luran Ahmeti ka luajtur edhe në serialin “O sa mirë”, në të cilin kishte rolin e profesorit të Historisë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top