Reperi Cozman ka konfirmuar së fundmi lidhjen e re të dashurisë me një brune seksi, me të cilën ka pozuar në rrjete sociale.
Ka qenë vajza e quajtur Fjolla ajo që ka publikuar foto me Cozman në InstaStory, ndërsa ai ka ripostuar të njëjtën foto në story-n e tij duke tërhequr vëmendjen e fansave.

Cozman është shoqëruar nga Fjolla edhe në shumë dalje publike e festa, duke vendosur të bëjnë një hap më të madh në lidhjen e tyre.
