SHOWBIZ

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek i vënë vulën ribashkimit të tyre.

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek brenda një kohe të shkurtër u kthyen në dyshen e preferuar të publikut. Ata krijuan një çift të bukur së bashku, por për pak kohë i dhanë fund lidhjes romantike që krijuan. Këngëtarja u shpreh se ajo ishte e detyruar të zgjidhte mes të dashurit dhe punës, ndaj ajo zgjodhi këtë të fundit.

Megjithatë edhe pas kësaj “ndarje” ngacmimet mes tyre nuk kanë munguar, ndaj të gjithë e kanë vënë në dyshim nëse ata ka pasur vërtetë apo jo një distancim. Dafina dhe Dj Geek janë gjithmonë bashkë dhe shumë mund të mendojnë se shkak është puna, por në fakt jo.Dje i vunë vulën ribashkimit të tyre.

Dafina ka postuar në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga videoklipi i fundit që ka realizuar me Ylli Limanin. Në foto ajo shfaqet e veshur me një kostum të bardhë dhe përkrah tyre ka shkruar: “Ti je ai që më plotëson”.

Menjëherë pas postimit ka ardhur dhe një koment nga Dj Geek.

E di”, ka komentuar ai shoqëruar me emojin e një bebi dhe një zemre të kuqe.

Përgjigja e Dafinës ka qenë e menjëhershme me disa figura puthjesh.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top