SHOWBIZ

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek urojnë Shën Valentinin me fotot intime.

Në fund të muajit dhjetor të vitit që lamë pas Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan atë që të gjthë fansat po prisnin prej kohësh, ribashkimin e tyre. Dafina postoi në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga bashkëpunimi me Ylli Limanin. Në foto ajo shfaqej e veshur me një kostum të bardhë dhe përkrah tyre shkruante: “Ti je ai që më plotëson”.

Menjëherë pas postimit erdhi dhe një koment nga Dj Geek, që çmendi gjithë fansat. “E di”, komentoi ai shoqëruar me emojin e një bebi dhe një zemre të kuqe. Përgjigja e Dafinës ishte e menjëhershme me disa figura puthjesh. Kaq mjaftoi që ata të konfirmonin publikisht se janë sërish bashkë dhe shumë të lumtur.

Edhe dje në ditën e Shën Valentinit nuk mund të mungonin urimet nga çifti më i preferuar i showbizit. Ata të dy kanë postuar në rrjete sociale imazhe intime, të cilat nuk i kishim parë më herët.

Valentini im”, kanë shkruar Dafina dhe Dj Geek përkrah fotove.

Dy vite më parë çifti kanë realizuar një bashkëpunim muzikor “Alo”, që duket se do të mbetet gjithmonë si simbol i dashurisë së tyre.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top